Nga fëmijëria në Sarandë deri te rrugëtimi si arkitekte, sipërmarrëse dhe pedagoge, Persida ka ndërtuar gjithçka me punë, përkushtim dhe besim në mundësitë që Shqipëria ofron. Ajo ka zgjedhur të qëndrojë këtu, sepse beson se në Shqipëri, talenti mund të shkëlqejë më shumë.
“Projekto të ardhmen në një Shqipëri që ecën drejt Europës” – ky është thelbi i angazhimit të saj. Sepse pasi arrin një pjekuri profesionale dhe financiare, vjen momenti të japësh më shumë. Të jesh i dobishëm jo vetëm për veten, por edhe për vendin tënd. Të japësh kontribut në një nivel më të gjerë, aty ku merren vendime që ndikojnë te të gjithë.
Persida angazhohet të japë kontributin e saj për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, duke fuqizuar sipërmarrjen, krijuar mundësi punësimi për të rinjtë dhe siguruar zhvillim të qëndrueshëm për vendin.
Kur Persida më tha që do kandidonte, do futej në politikë, në fillim i thash po ti pse, ç’ne? Por në fakt Persidës nuk i duhet, i duhet shoqërisë që të ketë sa më shumë njerëz si Persida, që të japin kontributin e tyre. Që me durim, dinë të bejnë gjënë e duhur, në momentin e duhur.
Është një vajzë që merr përsipër punë, edhe i bën. Është selfmade. Është një vajzë e thjeshtë në të njëjtën kohë, që e do shumë Shqipërinë. Unë mendoj ajo përcjell vlera për komunitetin dhe jam e bindur që në çdo punë që prek, ajo lë një impakt, dhe në fund të ditës është një njeri i përmbushur që do ta shpërndajë këtë përmbushje me të gjithë.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.